Ngjarja e rëndë e ndodhur një natë më parë në Memaliaj, ku u vranë Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi.
Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur detajet e reja në lidhje me këtë sulm me armë zjarri, bazuar në burimet policore.
Uniformat blu kanë rindërtuar ngjarjen për të bërë një shpjegim të mirëfilltë të saj,.
Sipas grupit hetimor të ngritur, Shyqyri Kalemi, i ati i Tiku Kalemit, ishte i ulur në tavolinën e jashtme së bashku me vëllain e tij, Artur Kalemi, i cili ka mbetur i plagosur.
Gazetari Igli Çelmeta, raporton se pranë dy vëllezërve Kalemi ndodhej Bledar Muka, klient i lokalit, i cili është kapur nga plumbat.
Ndërkohë kamarieri Marsel Çela, ndodhej në ambientet e brendshme të lokalit, i cili u kap nga breshëria e plumbave, duke bërë që të mos u mbijetojë dot plagëve të rënda.