Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës (20 korrik), ku tre persona janë vrarë me armë zjarri në Memaliaj.
Viktimat janë identifikuar si Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Gledio Muka. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërsa ende nuk dihen autorët, të cilët janë larguar, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.