Disa vite më parë ishin disa faktorë që kontribuan në krijimin e Strategjisë së duhur. Unë isha i interesuar për tablonë e përgjithshme dhe isha pjesëmarrës në të gjitha këto, dhe tre faktorë ishin vendimtar – kishte një udhëheqje që pranoi këtë lloj procesi, kishte një impuls nga shoqëria. Shoqëria kërkonte ndryshim. Impulset u ndjenë në lëkurë kur dilje në rrugë. Populli ka dashur diçka të re, ka dashur diçka ndryshe, është lodhur nga autoritarizmi i Nikolla Gruevskit dhe gjëja e tretë që është shumë specifike dhe vendimtare për krijimin e asaj strategjie është se kemi gjetur njerëz brenda institucioneve. Kishim forcë, dëshirë dhe energji për të krijuar diçka, thotë ish-zëvendësministri i Arsimit Petar Atanasov lidhur me strategjinë “Një shoqëri për të gjithë”, në konferencën e CIVIL-it “Diversiteti – bekim apo mallkim”./Lajmi i plotë.
Atanasov: Tre faktorë ishin kyç për strategjinë “Një shoqëri për të gjithë”
Lajme
1 Minutë Lexim