Ndeshjet e darkës së të martës në Ligën e Kampioneve kanë kthyer në role kryesore disa skuadra të rëndësishme që kishin humbur paksa rrugën e tyre në këtë turne.
Liverpuli ka marrë një fitore thelbësore ndaj Interit në Milano, ndërsa edhe Barcelona me Atletikon kanë marrë pikë të rënda për renditjen, për të synuar edhe një herë tetëshen e parë.
Atalanta ka bërë një nga fitoret më të rëndësishme të mbrëmjes teksa ka përmbysur me shifrat 2-1 Çelsin, teksa vazhdon rrugëtimi pozitiv i ekipeve si Totenhem e Olimpik Marsejë të cilat ecin të qeta drejt raundit tjetër.
REZULTATET
Union SG-Olimpik Marsejë 2-3
Monako-Gallatasaraj 1-0
PSV-Atletiko Madrid 2-3
Totenhem-Sllavia Pragë 3-0
Atalanta-Çellsi 2-1
Barcelona-Aintraht Frankfurt 2-1
Inter-Liverpull 0-1


