13 Dhjetor 2018 / 15:46
At Pimen, anëtar i Sinodit të Kishës Ortodokse Maqedonase, sot në gjykatë e mbrojti të pandehurin Bogdan Ilievski Betmen. Peshkopi tregoi se ditën pas ndërhyrjes së përgjakshme në Parlament më 27 prill të vitit të kaluar, Ilievski, me të cilin njihen privatisht, i është rrëfyer. I ka thënë atij se qëllimi i protestave nuk ishte inkursioni në Parlament. Ilievski dhe Ati Pimen janë njoftuar në Facebook. Një herë e ka rrëfyer dhe e konsideron atë si një fëmijë shpirtëror. Ati Pimen tha se Bogdan Ilievski nuk ka marrë para për të qenë lider dhe organizator i protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, dhe jo gjithmonë kanë pasur të njëjtat pikëpamje.
Natyrisht, fundi duhet të jetë jo i dhunshëm, ishim gjithmonë në të njëjtën anë, dhe kjo është ajo që Bogdan përpiqej ta bënte gjithë kohën”. – tha At Pimen – dëshmitar në mbrojtjen e Bogdan Ilievski-Betmenit.
Mes dëshmitarëve të Ilievskit ishte edhe Tomisllav Jovanovski, anëtar i moto-klubit : “Ujqërit e natës”. Ai tha se për ndërhyrjen mësoi në TV dhe ka ardhur para Parlamentit. Atje, thotë ai, ka parë Ilievskin i cili kishte qenë i frikësuar dhe i djersitur. Ilievski i ka sugjeruar Jovanovskit të mos hyjë në Parlament. Përveç dëshmitarëve të Ilievskit, sot në gjykatë ishte edhe ligji i amnistisë për “27 prillin”. Disa nga të pandehurit nuk u shprehën nëse do të pranonin amnisti.
Mua mediat më përmendën nëse do të përfshihem ose jo. Megjithatë, të njëjtat media thanë gjithashtu se nuk isha organizator, nuk morra pjesë në dhunë dhe si tani të mos përfshihem? ” – u shpreh Goran Gjoshevski Levi – i akuzuar në rastin “27 prilli”
Ndoshta ky ligj duhet të komentohet pasi të votohet në Parlament dhe ndoshta deri atëherë do të jenë vetëm biseda të kota. Mos shtoni diçka që nuk është thënë. Unë ju drejtohem shumë seriozisht juve! ” -theksoi Sasho Dukovski – avokat i Mitko Çavkovit
Përndryshe, javën e kaluar në procesin për 27 prillin i akuzuari Aleksandar Vasilevski Ninxha kishte një dëshmi spektakolare. Ai vuri në dukje se ndërhyrja e përgjakshme në Parlament u koordinua në “katin e tetë” të selisë së VMRO-DPMNE-së, pas së cilës pasuan një sërë mohimesh, por u paraburgos ish-shefi i kundërzbulimit Vlladimir Atanasovski.
Alsat
Loading…