Vaksina AstraZeneca do të dedikohet edhe për kategorinë më të re të qytetarëve, por fillimisht pritet qëndrimi zyrtar nga Agjencia Evropiane e Barërave – EMA.
Derisa nuk arrin qëndrimi nga EMA, me AstraZeneca do të vazhdojnë të vaksinohen vetëm të moshuarit, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Presim qëndrim zyrtar nga Agjencia Evropiane e Barërave – EMA i cili javën e ardhshme duhet të ketë mbledhje zyrtare. Do ta presim këtë qëndrim, sepse siguria e qytetarëve është më e rëndësishme. Çrregullimet që shkaktohen nga ky variant i virusit, janë shumë herë më të mëdha se komplikimet që shkaktohen nga vaksina. Kështu, vaksina do të rekomandohet edhe për kategoritë më të re të qytetarëve, por derisa nuk kemi qëndrim zyrtar, ne nuk do të shpejtojmë”, deklaroi sot Filipçe, transmeton TV21.