Me keqardhje morëm lajmin e vdekjes së të riut nga lagjja Arbëria Kumanovë, rast ky që ka tronditur gjithë qytetin e Kumanovës por edhe me gjërë thuhet në reagimin e ASH -së informon Tetova sot.
I riu 22 vjeçar vdiq në burgun e Kumanovës në rrethana akoma të panjohura për opinionin dhe familjen.
Aleanca për Shqiptarët të hidhur nga rasti kërkon përgjegjësi të plotë nga organet kompetente, dhe personat përgjegjës të cilët duhej t’i jepnin ndihmën e parë të riut. Në rrethana të tilla, dikush patjetër që duhet të merr përgjegjësi dhe publikisht të tregojë arsyen e vdekjes.
Burgu nuk guxon të jetë stacioni i fundit i askujt, e aq më pak i një të riu që ndodhej aty për t’u resocializuar dhe reintegruar që nesër, po kjo shoqëri t’i ofrojë jetë dhe jo vdekje.
Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministres së drejtësisë, drejtorit dhe zëvendës drejtorit të burgut, kërkojmë përgjegjësi penale dhe morale për këtë rast, nëse ju ka ngelur sa do pak moral.
Kujtojmë se, asnjë i burgosur nuk guxon të mbahet në burg pa u vërtetuar shëndeti i tij/saj i plotë, çdo i burgosur ka të drejtën e shërimit jashtë qelisë së burgut, çdo i burgosur ka të drejtë të vazhdojë jetën në kushte normale që nuk i rrezikojnë shëndetin, çdo i burgosur duhet të gëzojë çdo të drejtë shëndetësore që gëzojnë edhe ata që janë jashtë burgut!
Këto të drejta fundamentale të të burgosurve, brutalisht po vazhdojnë të shkelen nga burgjet e Maqedonisë së Veriut. Dhe duke i marrë parasysh të gjitha këto fakte, konkludojmë se jo vetëm burgu në Kumanovë, por edhe çdo burg tjetër në Maqedoni përballet me kushte të mjerueshme, të cilat përfundojnë në mënyrë fatale.
Kushtet që kanë shkaktuar vdekjen e shumë të burgosurve ndër vite, nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga organizatat ndërkombëtare të cilat disa herë kanë kërkuar ndërhyrje urgjente të organeve në përmirësimin e kushteve.
Me keqardhjen më të madhe ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit, me shpresë që reagimi jonë t’u ndihmojë në zbardhjen e rastit.
Aleanca për Shqiptarët,
Data 28.09.2026
Aktuale
- Vuçiq jep dorëheqjen si President i Serbisë
- Irani thotë se ka kapur një dron nënujor amerikan në Ngushticën e Hormuzit
- Protestat në Prishtinë: Një natë e re në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Mbyllet dita e 120-të, protestuesit i kundërpërgjigjen Ramës: Ti je koka e krimit! SPAK dhe BKH ta arrestojnë! Më 3 tetor tubim para Komisionit Europian
- Pas kaq kohe, lajmërohet Korab Shaqiri – nga një vend që s’e keni parë moti, jep lajmin e shumëpritur – shfaqet më i lumtur se kurrë
- Ahmeti në Bërvenicë: “Fjala e qytetarëve do të jetë e qartë dhe e fuqishme”
- “Më 3 tetor në Bruksel ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Protestuesi: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën e lidhur me trafikun e armëve
- Ekskluzive/Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambassadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup



