Të nderuar qytetarë, përderisa sot qeveria ka vendosur që mbledhjen e qeverisë ta mbajë në Tetovë, ne si Aleancë për Shqiptarët kemi vendosur edhe njëherë ta rikujtojmë qeverinë për premtimet që ua bënë tetovarëve bashkë me kryetaren e Tetovës dhe nuk po i realizojnë dot.
1. Ku është premtimi për shkollën në Reçicë dhe në fshatin Sellcë.
2. Ku mbeti rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Poroj!
3. Ku mbeti premtimi juaj se një kompani që prodhon rrymë nuk mund të menaxhojë me qendër turistike, këtu fjala ishte që kompanisë ELEM t’i merret e drejta e menaxhimit me Kodrën e Diellit!
4. Ku mbeti gazifikimi i qytetit!
5. Ku mbeti transporti publik!
6. Edhe sa dekada i duhen BDI-së që Tetova përfundimisht të bëhet me Teatër?
7. Aleanca për Shqiptarët gati 2 vite i është drejtuar me shkresë dhe kërkesë zyrtare Revizionit Shtetëror për t’iu bërë një revizion i rregullt komunës së Tetovës dhe spitalit klinik të Tetovës, dhe jo që nuk u është bërë një gjë e tillë por për ironi të fatit as që kemi marrë ndonjë përgjigje nga i njëjti institucion.
8. Ku mbeti transparenca e komunës së Tetovës që qytetarët e Tetovës të jenë të informuar se sa është borxhi publik i komunës.
Derisa qytetarët tanë për çdo ditë lëshojnë vendin për një jetë më të mirë, besoj se e keni obligim që së paku të na përgjigjeni në pyetjet e parashtruara!
12.11.2019
Aleanca për Shqiptarët
Dega Tetovë
Altrim Mahmuti -Keyetar-