Aleanca për Shqiptarët shpreh qëndrimin e saj kritik ndaj Ligjit për Kundërvajtje, në të cilin përfshihet edhe projekti “Safe City”, duke vlerësuar se zbatimi aktual i këtij projekti ngre shqetësime serioze juridike, sociale dhe kushtetuese.
“Së pari, Aleanca për Shqiptarët vëren se nuk po zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht në komunikimin zyrtar me qytetarët, përfshirë edhe njoftimet dhe sanksionet që burojnë nga projekti “Safe City”. Kjo përbën shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe është e papranueshme në një shtet multietnik.
Së dyti, kërkojmë rishikim të lartësisë së dënimeve dhe të pjesës së tolerancës, me qëllim që qytetarët të mos dëmtohen padrejtësisht. Siguria në komunikacion është e rëndësishme dhe e domosdoshme, por ajo nuk duhet të realizohet në kurriz të mirëqenies dhe jetesës së qytetarëve, përmes dënimeve disproporcionale dhe pa ndjeshmëri sociale.
Së treti, Aleanca për Shqiptarët thekson se zbatimi selektiv i projektit “Safe City” vetëm në disa qytete është i padrejtë dhe diskriminues. Nëse ky projekt synon rritjen e sigurisë publike, atëherë ai duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e shtetit, dhe jo vetëm në tre qytete.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga institucionet kompetente që urgjentisht të adresojnë këto vërejtje, të hapin debat publik dhe të sigurojnë që çdo projekt i tillë të jetë në përputhje me ligjin, barazinë dhe interesin real të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e ASH-së së Taravarit.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Zoran Gerasimovski dhe Lidija Zimbovska janë kandidatë për kryetar të Gjykatës së Apelit në Shkup
- Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje nga momentet int’ime
- Bytyqi: Huamarrje e re është vulë që vitin tjetër do të kemi zgjedhje të parakohshme
- Bytyqi: Habitem pse VLEN-i dhe ZNAM-i nuk e përkrahin ligjin për rritje të pagës minimale
- Udhëheqësi francez dhe ai spanjoll mirëpresin synimin e kryeministrit britanik për t’u rikthyer në BE
- “T’i tregojmë Von der Leyen sa shumë e urrejmë Ramën”/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, prijnë studentët: Arresto Ballukun
- Bytyqi për çmimin e naftës: Nëse do të pranoheshin masat tona në prill, nuk do të kishte shtrenjtim të produkteve
- Propaganda dhe dezinformimi: Si Vuçiq po transformon imazhin e Gjermanisë në Serbi



