Në bazë të KONTRATËS me të cilën Kryetari aktual i Komunës së Çairit i fitoj zgjedhjet e vitit 2017 patë premtuar parkingje në vlerë prej 1.156.293.057.00 den., respektivisht 18.800.000 euro, Vetëm për lagjen e quajtur “SAAT KULLA” ka premtuar 176.668.200 den. ose afërsisht 2.872.000 euro që do të përfshinte 15% të vendeve të parkingjeve të premtuara për Komunën e Çairit.
Deri më tani Komuna e Çairit me në krye Kryetarin e saj Visar Ganiu nga katër vendet e premtuara nuk ka siguruar asnjë vend parkim shtesë që nga zgjedhja e tij si Kryetar Komune.
Absurditeti,budallallëku, kapadaillëku, keqpërdorimi i institucioneve komunale dhe atyre shtetërore nuk kanë fund.
Parkingu i shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” tek SAAT KULLA kontrollohet nga persona të caktuar të cilët gjatë vikendeve dhe ditëve kur nuk punon shkolla, parkingun e shkollës fillore e japin me qira, respektivisht me pagesë sikur të jetë prona e tyre private. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të arsimit që nga ky skandal të veprohet së në vijim:
- Ministri i arsimit të mbajë përgjegjësi morale për këtë veprim të ulët dhe diletant
- Kryetari i komunës të jap përgjegjësi për keqpërdorime të tilla në shkollën përkatëse
- Kërkojmë urgjentisht që të shkarkohet drejtori i shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”dhe
- Personat përgjegjës të ndëshkohen për keqpërdorim të paautorizuar të vendit publik dhe për korrupsion
Kërkojmë që personat përgjegjës në fjalë të marrin përgjegjësi dhe nga institucionet kompetente të ndërmerren hapa konkret për parandalimin e keqpërdorimeve të vendeve publike për përfitime personale nga uzurpimi i tyre.
Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi do bëj prezantimin e keqpërdorimeve të këtilla në Komunën e Çairit dhe më gjerë.


