Aleanca për Shqiptarët përshëndet angazhimin e Brukselit zyrtar dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi, për rikthimin në agjendë të Korridorit 8 si një projekt të rëndësishëm për vendin dhe rajonin.
“Falë presionit të brendshëm dhe të miqve europian u demaskua edhe mashtrimi i Qeverisë se gjoja nuk ka trase, se rruga përfundon në tunel që nuk shpie askund, se nuk bën projektimi dhe arsyetime të tjera boshe. E vlerësojmë si të rëndësishëm qëndrimin e fortë të Brukselit që solli këndjelljen e Qeverisë së RMV për vazhdimin e projektit të Korridorit 8. Ashtu siç kemi thënë që në fillim, tentimet e kësaj Qeverie proruse për të larguar vendin nga perëndimi janë të destinuara për të dështuar. Bashkë me aleatët tanë nuk do të lejojmë të dështojnë përpjekjet ndër vite për integrimet euro-atlantike të vendit dhe mbarë rajonit. Me një angazhim të përbashkët të forcave progresive, bashkë me qytetarët do të realizojmë vizionin tonë dhe do të pengojmë edhe projektet e tjera të mbrapshta të kësaj Qeverie monoetnike dhe jolegjitime”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Data 07.04.2026
Aktuale
- (VIDEO) Kostandinovski: Etnizimi i kushtetutës goditje ndaj demokracisë
- “Do të të pres veshët…!”- Kërcënoi bashkëatdhetarin për borxhin e kokainës, arrestohet në Gjermani shqiptari i dënuar! Do ekstradohet në Itali, ja sa burg do vuajë
- (VIDEO) Sindikatat do të protestojnë më 1 maj, kërkojnë paga më të larta
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut mbetet nën mesataren e BE-së për mirëqenie ekonomike
- VIDEO/ Aksidenti tragjik në Vlorë, momenti ku 24-vjeçari “fluturon” me makinë dhe del nga rruga! Po udhëtonte me mbi 200 km në orë
- Trençevska: Mickoski të raportojë veten në NATO dhe BE për përçarjet dhe destabilizimin
- Një 33-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar për një vizë pune nga një person nga Ohri
- Studentë, aktivist politik, në krye të protestës së djeshme


