Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj konkursit për punësim të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Kjo drejtori në krye me Adnan Xhaferovskin si kusht për punësim ka nënvizuar se i punësuari duhet të jetë maqedonas/e. Kjo sipas Aleancës është diskriminuese dhe në kundërshtim me Nenin 9 të Kushtetutës, sipas së cilit të gjithë qytetarët janë të barabartë në liritë dhe të drejtat e tyre. “Ftojmë urgjentisht, organet kompetente, Agjencinë për Administratë, Gjykatën Administrative dhe Qeverinë, të marrin masat e duhura juridike dhe penale, për ta tërhequr këtë konkurs, diskriminues dhe fashizoid, i cili jo vetëm që nuk respekton Kushtetutën dhe Ligjin për Marrëdhënie punë, por nxit edhe urrejtje ndëretnike, dhe godet mbi realitetin multietnik të vendit.”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.
Data 13.06.2026
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski: Turqia është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik
- VIDEO-LAJM/ Momenti prekës nga protesta e mijëra shqiptarëve para Kryeministrisë, fëmijët me aftësi të kufizuara i bashkohen sheshit!
- Denion Meidani me mesazh: Ata që jetojnë në shtëpi prej xhami nuk duhet të hedhin gurë
- Filluan punimet për vendosjen e ndriçimit publik në rrugën “Metodija Mitevski”
- “E çova në shkollë dhe nuk mu kthye më!” –Mesazhi prekës i nënës së Martin Canit: Kam 18 muaj që protestoj! Duam siguri e drejtësi! Poshtë Edi Rama dhe qeveria e krimit
- VIDEO/ “Qëndroni të bashkuar, kemi çrrënjosur propagandën”- Kordinatorja e protestave në Francë: Të zhdukim këtë klasë politike që pi gjakun e shqiptarëve!
- VIDEO/ Mijëra qytetarë dhe emigrantë në ditën e 14-të të protestës kundër qeverisë, marshohet drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!
- Diaspora i bashkohet revoltës qytetare, shqiptarët në Australi protestojnë në Melburn kundër qeverisë: Duam patriot dhe jo piktor

