Naser Pajaziti
Më çudit fakti se si Aleanca për Shqiptarët dje gjatë gjithë ditës nuk e tha asnjë fjalë apo reagim pas shpalljes së dënimeve apo qortimeve sa për sy e faqe për të akuzuarit në rastin e djegies së Spitalit modular në Tetovë, ku u dogjën të gjallë 14 qytetarë.
Sa për kurreshtje shfletova arkivën një vit më parë dhe sa e sa reagime të ashpra, ku më bëri përshtypje një fjali e ashpër kundër partnerëve aktual të koalicionit: “pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta e qytetarëve”!
Të digjen gjallë 14 njerëz dhe askush të mos përfundoj prapa grilave, por vetëm me dënime me kusht, kjo ndodhë vërtetë vetëm në sistemet e kapura të drejtësisë. Jo më kot aleatët tanë ndërkombëtarë sidomos SHBA po alarmon çdo ditë për këtë katandisje!
Naser Pajaziti