Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur deklaratave të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së për hyrjen e ASH-së në Qeveri. Ata kanë thënë se VMRO-DPMNE mbetet e paformuar në ideologji dhe menaxhimin kadrovik.
“Nikollovskit dhe të tjerëve si ai u bëjmë thirrje të kthjellen dhe të reflektojnë, sepse lideri i opozitës maqedonase sipas sondazheve të organizatës IRI është Nikolla Gruevski. Kjo ndodh me meritë të partisë së pareformuar në ideologji dhe menaxhmentin kadrovik të saj dhe kjo është turp për skenën politike maqedonase. Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000 njerëz nga vendi. Retorika e juaj për fat të mirë ka shkuar në azil dhe me këtë qasje ju mbeteni një faktor destabilizues për Maqedonië e Veriut. Mos e ushqeni qytetarin maqedonas me por kërkoni ndihmë për të dalur nga balta në të cilën u ka zhytur Levica”, thuhet në reagimin e ASH-së, raporton SHENJA.
Data 19.08.2025
Aktuale
- Analiza/ Ben Blushi: Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha! Janë makineria e sotme financiare! Paraja cash do zhduket si mushkat dhe gomerët! Bota po çmendet duke…
- Vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Apelit lë në burg Fation Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin
- BDI: VLEN e ka gënjyer opinionin në lidhje me ndryshimet kushtetuese
- Lehtësira fiskale për gratë kryefamiljare dhe pensionistët, zbardhet vendimi për taksat dhe tarifat vendore, si përfitohet
- Media belge publikon fotografinë e shqiptarit të vrarë nga qiramarrësi i tij në Anderlecht
- “Barcelona është gati për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon” – Rashford ndan përshtypjet e para si lojtar i katalanasve
- Kapet me 11 bimë marihuanë, armë dhe bombë dore, arrestohet 39-vjeçari nga Vallandova
- Milani në ankth, Rafael Leao mund të mos luajë kundër Kremonezes