Pas incidentit të mbrëmshëm ku u dhunua hazetari maqedonas Zoran Bozinovski, pronar i Burevesnik nga persona ende të panjohur, ka qenë partia më e madhe opozitare në vend Aleanca për Shqiptarët e cila ka reaguar duke i dal në mbrojtje dhe duke kërkuar zbardhje të rastit dhe dënim për dhunuesit.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të ASh-së:
“Të mbrohen gazetarët, të dënohen dhunuesit dhe të korruptuarit
Çdo formë sulmi kundër punonjësve të medias, qoftë verbale apo fizike, është shkelje e lirisë së informacionit dhe e të drejtës për t’u informuar dhe si e tillë, e vetë demokracisë.
Bëhet edhe më e patolerueshme kur sulmet e tilla targetojnë gazetarë që mbulojnë korrupsionin e nivelit të lartë dhe kanë zbuluar abuzime në zyrat më të larta të shtetit.
Përgjegjësit për sulme të tilla duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen ashpër!”
– Aleanca për Shqiptarët –