NPK “Saraj” ka reaguar ndaj ngjarjes ku një banor i kësaj komune ka hedhur mbeturinat përpara objektit të komunës së Sarajit. Ata thonë se ngecja në mbledhjen e mbeturinave është për shkak festës së Bajramit.
“Ditëve në vazhdimësi jemi duke punuar në të gjitha vendbanimet ku operojmë si Ndërmarrje Publike, dhe për këtë kërkojmë edhe mirëkuptim nga të gjithë parapaguesit. NKP”Saraj”, sqaron se pagesa është shumë e ulët, ndërsa tereni për grumbullimin e mbeturinave është I gjerë, por punëtorët e kësaj ndërmarrje po punojnë intensivisht aq sa munden. Shpresojmë se veprimi I këtij banori të jetë spontanë dhe jo me ndonjë prapavijë tjetër, si nxitje apo inkurajim nga individ apo struktura politike.
Duam të theksojmë se pagesa për grumbullimin e mbeturinave në vendbanimin Gërcec është shumë e ulët edhe atë 15 për qind, por edhe në nivel komunal është e ulët”, thuhet në reagimin e NPK “Saraj”.

