Analisti politik Petar Arsovski thotë se nuk është befasi e madhe fakti që takimi i liderëve përfundoi pa ndonjë rezultat konkret dhe pa ndonjë konkluzion.
Sipas tij, kjo ka ndodhur para së gjithash për shkak të numrit të madh të temave që kanë qenë për diskutim.
Vetë fakti, shton ai, se kishte shumë kërkesa në tryezë nga të gjitha palët e interesuara, ishte një tregues relativ se do të ishte e vështirë të arrihet një marrëveshje.