Sot kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska ka vazhduar takimet e saja me ambasadorë të huaj në vend. Në kabinetin e saj sot e pranishme për vizitë zyrtare ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve Kate Burns.
Në takimin e sotëm, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Burns, e uroi kryetaren e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska për zgjedhjen e saj në krye të komunës, i uroi punë të suksesshme dhe shprehu shpresën se me bashkëpunim dhe mbështetje aktive do të adresohen problemet e shumta sociale me të cilat përballen qytetarët çdo ditë. .
Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Ambasadës Amerikane, si dhe shkëmbimin e përvojave pozitive nga fusha të ndryshme të bashkëpunimit që do të kontribuojnë në realizimin e një sërë projektesh të reja të përbashkëta.