Grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Izraeli, ka mbërritur në mënyrë të sigurt në Shkup me avion qeveritar, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Qytetarët u larguan fillimisht me rrugë tokësore drejt Egjiptit, ndërsa fluturimi drejt Shkupit u organizua nga ministria në koordinim me institucionet kompetente dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore. Transporti nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh dhe fluturimi qeveritar u siguruan plotësisht nga ministria.Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.
Njoftimi i plotë i Ministrisë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë, të evakuuar nga territori i Izraelit, të cilët u drejtuan drejt Egjiptit me rrugë tokësore, pasditen e sotme kanë ateruar në mënyrë të sigurt në Shkup me një avion qeveritar.
Evakuimi u realizua në koordinim me institucionet kompetente dhe me mbështetjen e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, ndërsa organizimi i transportit nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh, si dhe organizimi i fluturimit qeveritar për në Shkup, u siguruan plotësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.
Ministria mbetet në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit e Maqedonisë që ndodhen në rajonet e prekura dhe vazhdon aktivitetet për kthimin e tyre të sigurt dhe në kohë në vend. Pritet që në ditët në vijim të përmbyllet procesi i evakuimit edhe i personave të tjerë që kanë shprehur gatishmëri për t’u larguar.


