Arrihet marrëveshje në takimin koordinues në Kuvend, shkruan SHENJA.
Koordinatorët e grupeve parlamentare janë pajtuar që kryetari i komisionit për zgjedhje dhe emërim t’i takojë VMRO-së, njoftojnë burime të Televizionit SHENJA nga mbledhja koordinuese në Kuvend. Sipas të gjitha gjasave Ilija Dimovski do të jetë kryetarë i këtij komisioni.
Të hënën është caktuar mbledhja e komisionit ku duhet të verifikohen anëtarët dhe kryetari i komisionit për t’i dhënë më pas dritë jeshile Veljanovskit të thërret vazhdimin e seancës konstituive. /SHENJA/

