Në orët e para të ditës së sotme në afërsi të fshatit Bogorodicë është arrestuar shtetasi i Turqisë, i cili sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, po transportonte emigrantë nga Siria, përcjell TV21.
“Më datë 26.11.2024 në ora 01:15 në afërsi të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë të stacionit policor për vëzhgim dhe kontroll kufitar “Bogorodicë” kanë privuar nga liria D.B. (25) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit, në automjetin tip “Shkoda Fabia” me targa të Shkupit, të cilin po e voziste, janë gjetur tetë emigrantë nga Siria”, thonë nga MPB./tv21.tv