Më 25.07.2025, në orën 02:40 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria D.S. (49) nga fshati Bërvenicë, Tetovë.
Gjatë marrjes së masave pas një aksidenti trafiku të ndodhur më herët në të njëjtën rrugë, në të cilin kishte marrë pjesë D.S. me veturën e tij “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me anë të alkooltestit është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit – konkretisht i janë matur 1.78 promilë alkool në gjak.
D.S. është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.