Më 06.03.2026, në ora 00:40, në zonën e Kisella Vodës, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personin B.S. (55) nga Shkupi. Ai dyshohet se ka shtënë me pistoletë drejt bashkëshortes së tij 48-vjeçare, ka kërcënuar tri vajzat e tyre (të moshës 26, 24 dhe 18 vjeç) si dhe ka sulmuar fizikisht vajzën 24-vjeçare.
Sipas denoncimit, më datë 01.03.2026, pas një fjalosjeje paraprake në shtëpi, ai ka shtënë një plumb me pistoletë i cili ka përfunduar në dritare. Më pas, u është kërcënuar vajzave 24 dhe 18-vjeçare, duke e sulmuar fizikisht njërën prej tyre.
Sipas raportit policor, ai e ka përsëritur sjelljen e dhunshme edhe më 05.03.2026 rreth orës 22:30, ku përsëri i është kërcënuar bashkëshortes me armë zjarri, por është parandaluar nga vajzat që ta përdorte atë.
Personi B.S. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.


