Dje, në orën 10:10, në Vinicë, nëpunës policorë nga NJPB Vinicë privuan nga liria B.V. (27) nga Koçani, me vendbanim në Vinicë, pasi ai sulmoi fizikisht shefin e Kryeshefin e Zyres së Jashtme për Çështje Kriminalistike Vinicë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, konkretisht në momentin kur po i dorëzohej një ftesë për bisedë zyrtare.
Më vonë, me urdhër gjykate, është kryer kontroll në shtëpinë e B.V. në Vinicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 100 fara të bimës kanabis, dy bluarëse me mbetje marihuane, fishekë të kalibrave të ndryshëm, tre shpata, një elektroshok dhe sende të tjera që dyshohet se janë me origjinë nga vepra penale.
Personi është mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngriten kallëzimet përkatëse.