Zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, dje me 19.02.2019 kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të tetovarit I.H.(32), transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjyqësor është gjetur heroin. I.H. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.