Me 05.02.2019 në ora 16.10 në vendkalimin kufitar Qafthanë, gjatë kontrollit të pasaportës, është konstatuar se personi H.J.(59) nga Kosova gjendet në listën stop, transmeton Almakos.
Personi është arrestuar dhe mbajtur në hapësirat e Stacionit Policor të vendkalimit kufitar Qafthanë për procedurë të mëtutjeshme.