Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 40-vjeçar nga Kosova, që sipas tyre, kërkohej nga Interpoli i Austrisë
“Me datë 20.10.2024 në ora 12:45 në vendkalimin kufitar Jazhincë, gjatë hyrjes në vendin tonë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin Z.K (40) nga Kosova pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti është regjistruar në masën “arrest” me kërkesë të Interpolit të Austrisë. Ai ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët e policisë. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.