Në rrugën Fushtanska në Shkup, mbrëmë në ora 20:45, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë për Intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar 40 vjeçarin F.I. nga Shkupi, i cili me urdhër qendror kërkohej nga Burgu i Idrizovës, për shkak të arratisjes nga burgu.
Ministria e Brendshme njofton se personi është dorëzuar në burg për vuajtje të dënimit.



