Dje në orën 15:50 në fshatin Kopanicë, komuna e Sarajit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria Sh.S.(27) nga fshati Kopanicë.
Ai kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal.
Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin.