Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (22-nëntor) rreth orës 18:30, në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës -Dibër, në lokalitetin “Ura e Boshkës”, kanë privuar nga liria 20-vjeçarin E.A. nga Mogorça e Rekës së Poshtme. I njëjti ka qenë i raportuar se gjysmë ore më parë është përleshur fizikisht me 42-vjeçarin A.Z. dhe gruan e tij 41-vjeçare, F.Z. në oborrin përballë shtëpisë së tyre familjare, të cilës i ka paraprirë një debat verbal mes tyre. Sipas raportit, E.A. Gjatë përleshjes ka përdorur edhe një mjet të mprehtë me të cilin kishte lënduar bashkëshortët A.Z. dhe F.Z. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Rikonstruimi i Qeverisë në maj-qershor, Mickoski: Nuk e kemi ndërmend për zgjedhje të parakohshme parlamentare
- Policia bastis shtëpinë e 25 vjeçarit nga Çairi, i gjenden drogë dhe peshore digjitale
- Dizeli nuk do të shtrenjtohet as javën tjetër
- Arrestohet një person në Shkup për posedim të drogës
- Arrestohen tre persona për drogë në Drenovec të Tetovës
- Mickoski: Pres ulje të çmimit të benzinës për 2 denarë, ndërsa nafta me çmim të njëjtë ose me rritje minimale
- Dosja Balluku/ GJKKO lejoi këqyrjen, 80 celularë dhe pajisje kompjuterike dorëzohen për ekspertim në laboratorin e SPAK
- Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit


