Më 27.03.2026, në orën 16:10, në fsh. Dobërdoll, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë nga Njësia Policore Gallatë e kanë privuar nga liria M.Sh. (44) nga fshati i njëjtë. Ai kërkohej me urdhërarrest në bazë të urdhrit të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg prej një vjet e gjashtë muajsh për kryerje të veprës penale “zhvatje”.
Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu -Idrizovë për vuajtjen e dënimit.


