Me 25.03.2019 në ora 05.30 në vendkalimin kufitar ‘Aerodrom-Shkup’, gjatë kontrollit është konstatuar se letërnjoftimi francez i I.P.(25) nga Kosova ka qenë i falsifikuar, transmeton Almakos.
Ai është arrestuar në Stacionin Policor, pas së cilës ka dhënë të dhëna tjera për veti, gjegjësisht se është I.V.(24) nga Kosova.
Më vonë është dorëzuar te inspektorët nga Qendra Regjionale për punë kufitare Veri për procedurë të mëtutjeshme.