Me 03.01.2019 në ora 21.15 në Stacionin Policor për vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë, gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportës të I.P.I.(40) nga Bullgaria që ka qenë në veturën “Pezho 406” me targa bullgare, është konstatuar se leja e vozitjes është e falsifikuar, transmeton Almakos.
Personi është arrestuar dhe dërguar te zyrtarët policor në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.