MPB njofton se më 15.03.2026 në Kavadar, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Kavadar kanë privuar nga liria personin K.M. (34) nga Kavadari.
Gjatë një kontrolli në trafik në orën 12:30 në rrugën “Disanska” në Kavadar, policia ndaloi një motoçikletë me targa të Kavadarit që drejtohej prej tij, me ç’rast konstatuan se ai e drejtonte mjetin pa dhënë provimin për shofer. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, ai është shoqëruar në stacionin policor dhe mopedi i është konfiskuar.
Pasi u la i lirë, po të njëjtën ditë në orën 20:10 në rrugën “Lubljanaska” në Kavadar, zyrtarët policorë e kanë privuar sërish nga liria K.M. Këtë herë ai u kap duke drejtuar një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Kavadarit pa patentë shoferi, përkatësisht pa dhënë provimin për shofer.
Me udhëzim të prokurorit publik, ai u shoqërua sërish në stacionin policor, ndërsa automjeti iu konfiskua përkohësisht.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tij do të ngrihen padi përkatëse.


