Dje, 28.05.2021 në ora 19.10 në bulevardin Aleksandar Makedonski në Radovish, policia e ka arrestuar një 28-vjeçar, K.J. nga Radovishi.
Në momentin e arrestimit, ai ka qenë duke ngasur veturë me targa të Radovishit, por gjatë bastisjes, ai është kapur me pluhur droge dhe tabletë.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të shqiptohet kallëzim përkatës, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme./TV21