MPB njofton se dje (13.03.2026), rreth orës 13:55 në fshatin Xhepçisht të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, duke vepruar sipas urdhrit gjyqësor, kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të personit B.M. (44) nga Xhepçishti.
Gjatë kontrollit janë gjetur sende për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale. Gjatë bastisjes kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale në Tetovë.
Në lidhje me rastin, është arrestuar djali i tij 15-vjeçar, nën dyshimin se ka dërguar kërcënime se do të vendoste mjet shpërthyes dhe do të kryente sulm në një shkollë të mesme në Tetovë.
Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzimi përkatës.


