Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit, ka arrestuar një ngasës nga Tetova pasi është kapur duke ngasur automjet nën ndikim të alkoolit pasi ka qenë i përfshirë edhe në aksident.
“Më 25.07.2025 në ora 02.40 në rrugën “Ilindeni” në Tetovë, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për siguri në trafik në kuadër të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria D.S.(49) nga fshati Bërvenicë e Tetovës. Gjatë ndërmarrjes së masave pas shkaktimit të aksidentit paraprakisht, në të cilin ka qenë i përfshirë D.S. me veturën e tij “Folksvagen golf” me targa të Tetovës, ku është vërejtur se ai ka ngasur automjetin në ndikim të alkoolit gjegjësisht janë matur 1.78 promilë alkool në gjak”, thuhet në njoftim.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se D.S. është mbajtur në Stacion Policor dhe pas zbardhjes së rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim penal përkatës.