18-vjeçari S.S. është ndaluar pasi drejtoi makinën pa patentë shoferi dhe goditi për vdekje një grua në Kapishtec të Shkupit, më 9 janar.
Avokatit Zvonko Davidoviq publikoi informacionin se S.S. u kap në Serbinë fqinje, në qytetin e Vranjës.
“Personi do të ekstradohet nga Serbia në Maqedoni. Me shumë mundësi edhe babai i tij është ndaluar”, tha Davidoviq i cili është avokat mbrojtës i të afërmve që transportuan babanë dhe djalin përtej kufirit.
“Unë besoj se klientët e mi nuk e dinin se po transportonin një autor të një krimi kaq të rëndë. Burri punon në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe është prind i një fëmije me nevoja të veçanta dhe shpesh udhëtonte në Serbi për të blerë suplemente”, deklaroi Davidoviq.


