Me 22.01.2019 në ora 01.50 në vendkalimin kufitar në Tabanoc në hyrje të Republikës së Maqedonisë është paraqitur S.S.(32) nga Kumanova dhe gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se i njëjti po kërkohet për mbajtjen e dënimit me burg prej një viti, për kryerjen e veprës penale “ vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 qëndrimi 1 dhe në lidhje me nenin 22 nga Kodi Penal, transmeton Almakos.
Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor të SPB Kumanovë me qëllim dërgimin e tij në Burgun e Idrizovës.

