Më 10.10.2025, në orën 16:10, në fshatin Gajre të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria R.M. (58) nga i njëjti fshat, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ndihmë ndaj kryerësit gjatë kryerjes së veprës penale”, e dënueshme sipas nenit 365 të Kodit Penal, pra se i ka ndihmuar D.M.-së nga i njëjti fshat, i cili një ditë më parë kishte ikur nga policia në Tetovë. Po ndërmerren masa për gjetjen e tij.
R.M. është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.