Me datë 28.09.2022 në ora 09:25 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup – NJPB Gjorçe Petrov, Njësia për Çështje Kriminalistike, kanë privuar privuar nga liria personin B.R.(28) nga Kriva Pallanka, me vendbanim në Shkup.
Ai dyshohet se ka mashtruar një person nga Shtipi duke u paraqitur rrejshëm si punonjës i MPB-së dhe i ka premtuar se mund t’i marrë licencë dhe patentë shofer pa dhënë provim, ndërsa ka marrë gjithsej 1782 euro prej tij në dy raste.
Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë ku ai jeton në Shkup, janë gjetur dhe sekuestruar sende që kanë të bëjnë me veprën penale. Ai është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.