MPB njofton se dje (10.09.2024), në ora 16:45, në një objekt hoteliere në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar J.I (47) nga Reçica e Madhe.
“Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg me katër vite.
Ai ishte i denuar për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal”.
“Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.