MPB njofton se më datë 31.10.2025, rreth orës 11:00, në rrugën “Prespanska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar R.L. (39) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti për disa vepra penale të kryera të “vjedhjes” dhe “vjedhjes së rëndë”.
Ai është dërguar në Institucionin Korrektues – Burgu i Tetovës për të vuajtur dënimin.


