Nga MPB bëjnë të ditur se sot në ora 10:05 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, policia ka privuar nga liria personin T.P.(32) nga Shkupi.
Nga MPB shtojnë se ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për vuajtje të dënimit me burgim prej tre vitesh për veprën penale “vjedhje”. T.P. do të dërgohet në institucionin ndëshkues përmirësues kompetent për vuajtjen e dënimit.