MPB bën të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar një 35-vjeçar nga Kumanova i cili ka pranuar se ka kryer tri vjedhje. Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës
“Sot (20.02.2023) në ora 03:00, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë ndaluar E.I.(35) nga Kumanova. Ai dyshohet se në muajin shkurt ka kryer tri vjedhje në prona private, gjatë të cilave ka marrë disa sende. E.I. është ndaluar në stacion dhe në një intervistë zyrtare ka pranuar krimet e kryera”, thonë nga MPB.