Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar një grua 51-vjeçare nga Tetova, e cila sipas Policisë, ka kërcënuar ish-dashnorin e saj, përcjell TV21.
“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.M.(51) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „shantazh“. E raportuara, gjatë tre viteve të kaluara e ka shantazhuar ish-partnerin e saj jashtëmartesor, duke i kërkuar 7.000 euro, duke iu kërcënuar se në të kundërtën do ta lajmërojë bashkëshorten e tij për lidhjen e tyre dhe për fëmijën që gjoja është i tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.