Më 05.03.2026 në orën 03:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Osllomej e privuan nga liria R.B. (44) nga Kërçova, i punësuar në TEC Osllomej. Ai, në orën 02:25, i ka dërguar mesazh shefit të tij me të cilin e ka informuar se, ka pasur njohuri se në një departament në KME ,,Osllomej” është vendosur bombë. Pas masave të marra dhe verifikimeve të kryera me sigurimin, nëpunësit policorë kanë konstatuar se nuk ishte vendosur bombë dhe se bëhet fjalë për kallëzim të rremë. Pas masave të marra, R.B. është gjetur në një shtëpi pushimi në fshatin Osllomej të Kërçovës dhe është privuar nga liria. Në këtë rast, ai ka pranuar se kallëzimi është i rremë dhe se e kishte sajuar atë për të dalë më herët nga puna.
R.B. është ndaluar në Stacionin Policor të Kërçovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Data 05.03.2026
Aktuale
- Nxitja e ndikimit social përmes gamifikimit: Një projekt ndërkombëtar për të rinjtë nga StartGate dhe INNOX
- Guardiola beson ende: Ka edhe shumë ndeshje!
- Skandal në Kumanovë: 12-vjeçari i keqtrajtuar në shkollë, i nxitur të kërcejë nga dritarja e klasës
- Kirurgu nga Ohri që nuk u përkul para Beogradit: U nda nga jeta Dr. Remzi Ali
- Ali Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës, unitetit dhe sakrificës
- Në Tetovë u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe UEJL
- Gjykata Kushtetuese theksoi se rritja lineare e pensioneve mbetet në fuqi
- Arrestohet një 25-vjeçar në Vlorë, qarkullonte i armatosur me makinë! Gjatë kontrollit i gjenden maska plastike, kokainë, municione dhe…


