Mbrëmjen e djeshme (30-maj) rreth orës 22.00, në kryqëzimin e rrugëve ,,Blagoja Toska“ me ,,JNA“, në Tetovë, pjestarët e Policisë së SPB-Tetovë kanë arrestuar 73-vjeçarin S.M. nga Tetova, i cili më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike, sillej në mënyrë agresive dhe i kishte sulmuar ata fizikisht, më pas ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.