Pas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, një 70-vjeçar nga Kavadari është ndaluar nga policia, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme – Veles.
“Sot, në orën 00:05, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor – Kavadar e kanë privuar nga liria F.M., pas denoncimit të mëparshëm nga gruaja e tij 68-vjeçare se, pranë shtëpisë familjare, ai e kishte sulmuar fizikisht”, njoftoi dje MPB.