Privohet nga liria 63-vjeçari A.R. nga Shkupi i cili menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit prej 12 vjetëve. A.R. ishte në arrati për rreth 17 vite, megjithatë dje ra në pranga të policisë.
– Advertisements –
“Më 04.07.2021 rreth orës 18.20 policët nga Kisella Voda dhe Çairi, në rrugën e Lubotenit kanë arrestuar A.R .(63) nga Shkupi, i cili ka qenë në arrati që 17 vjet. Për të ishte shpallur fletarrestim qendror për të mbajtur dënimin me burg prej 12-vjetësh për “prodhim të paautorizuar të drogave narkotike”.
Ai është dorëzuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, ku më pas do të transferohet në institucionin ndëshkues për mbajtjen e dënimit me burg”, bëjnë të ditur nga Ministria për Punë të Brendshme.